Bastiset shtëpia e Rezart Taçit, dyshohet se fshihet në Zvicër, i shpallur në kërkim prej vitesh

Rezart Taçi i përfshirë në një akuzë tjetër të pastrimit të parave për të cilën SPAK së fundmi ka sekuestruar mbi 18 milionë euro. Biznesmeni kontravers i lidhur me politikën, veçanërisht me qeverinë Berisha privatizioi ARMO, e krijoi kompaninë Taçi Oil. Sot SPAK e akuzoi biznesmenin që ka lidhje të forta me politikën se është përfshirë në skemën e pastrimit të parave.
Por Taçi mësohet se prej vitesh nuk jeton në Shqipëri, ai është larguar për t’i shpëtuar drejtësisë, edhe pse zyrtarisht e ka mohuar se është nën hetim apo person nën kërkim.
Ndaj këtij së fundmi, SPAK ka lëshuar një urdhër arrest, i cili nuk është ekzekutuar, pasi Taçi nuk ndodhet në Shqipëri. Aludohet se Taçi ndodhet në Zvicër.
Pas miratimit të masës së sigurisë dhe kontrolleve që janë bëre në banesën apo edhe vende të tjera ku dyshohej se ai mund të ishte policia nuk mundi ta gjejë. Strukturat u vunë në lëvizje dhe me urdhër të SPAK biznesmenit iu dërguan gjeneralitetet në Interpol duke u shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ndërkohë që Policia ka arrestuar dy personat e afërt me biznesmenin Taçi, Artur Balla dhe Bledar Lilo, ky i fundit shofer i biznesmenit. Të dy këta persona ishin duke kryer transaksionet financiare me bankat, për llogari të Taçit, i cili në fundin e këtij opeacioni do të merrte edhe përfitimin e tij financiar.
Si nisën hetimet për këtë grup kriminal
Në gusht Prokuroria Shqiptare Kundër Korrupsionit raportoi te prokurorët publikë në Palermo se kishte bllokuar një llogari të hapur nga sipërmarrësi në një bankë greke në Tiranë me afro 19 milionë euro nga institucionet zvicerane të kreditit.
Pas hetimeve që u zgjeruan mes dy vendeve u konkludua se kjo ishte një skemë e pastër e pastrimit të parave, ku të përfshirë ishin sipërmarrës italian nga njëra anë, dhe nga ana tjetër Rezart Taçi, biznesmen i naftës në Shqipëri