“Bëma bukën gati se për 10 minuta jam në shpi”/ Telefonata e fundit e 16-vjeçarit para se të vritej në autobusin e shkollës

16-vjeçari Ledion Hamzaj, ishte në mesin e viktimave në masakrën me 3 të vdekur mbrëmë në Deçan të Kosovës.
Xhaxhai i tij, Jakup Hamzaj, ka folur për më shumë detaje lidhur me ngjarjen dhe se si e morën vesh lajmin e kobshëm.
“Lajmin e dëgjuam rreth orës 19:00. Më thirrën e më thanë është plagos Ledioni. Vëllai im, babai i Ledionit shkoi i pari aty, ka qenë i pari që ka hyrë në autobus. E morën i thanë ‘hajde shpejt se na kanë gjut ka viktima’.
I pari që ndërroi jetë në vend ishte shoferi, kur e ka pa vëllai im, më pas ka nxjerr vajzën e plagosur nga dritarja e më pas ka kapur edhe djalin e vet.
Djali ka pas shenja jete deri diku, por më pas ka ndërruar jetë.’ rrëfen xhaxhai, ndërsa tregon edhe bisedën e fundit të nipit të tij me babin në telefon, 10 minura para se të ndodhte sulmi në autobus.
Biseda e fundit ka qenë 10 minuta para. I tha ‘bab për 10 minuta thuj mamit jam në shpi, bëma bukën.’ – tregon xhaxhai i të riut që humbi jetën.