Berisha: Basha ka firmosur marrëveshjen, do ta shndërrojë PD-në ministrinë e narkoshtetit

Nga Lushnja ku po mbahet Foltorja e Berishës, ish-kryeministri akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha se ka një marrëveshje me socialistët, duke mos kundërshtuar masakrën zgjedhore të 25 prillit.
Ai e cilësoi Bashën si kryetari pa parti, ose ish-kryetar i PD-së, duke theksuar se ai e shndërroi PD-në një shoqatë për interesa personale dhe jo në një pati.
“Kryetari pa parti nuk e thirri partinë që të dilnin në shesh për masakrën elektorale, por vrapoi si tinëzar për karrigen e tij, ju tradhtoj, në vend të luftës së masakrës elektorale ka firmosur marrëveshjen për të shndërruar partinë në ministrinë e narkoshtetin. A vjen më te ju, jo se ka frikë. Si mund të përmbysë Ramën kur ai ju ka frikë, përkundrazi ai është peng i Edi Ramës”, tha Berisha nga Lushnja.