Berisha: Behuni GATI! Do të ngre edhe një herë Shqipërinë në këmbë, PD në gjendje kritike

Foltorja e Sali Berishës është ndalur në Kamzë, në bastionin e demokratëve. Në këtë takim, ithtarët e kanë pritur me daulle Berishën, duke i shprehur atij besnikërinë e tij, e kjo me shprehjet “o Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”.
Berisha i entuziazmuar nga pritja u premtoi se do të ngrejë për herë të dytë Shqipërinë në këmbë dhe se Foltorja ka dhënë shpresë.
Ashtu sikur pritej në takim nuk ishte i pranishëm ish-kryetari i bashkisë Xhelal Mziu, që në 25 Prill ishte drejtues politik i PD-së në Dibër, ku po ashtu mungoi në “Foltore” që u zhvillua atje pak ditë më parë.
“Cilido që do që të prekë sakrificën njerëzore, të shohë përmasat e saj madhështore, e këshilloj të vijë në Kamëz dhe Paskuqan. Foltorja është mision i dytë i madh në 30 vitet e fundit. Ndërsa ju demokratët e Kamzës dhe gjithë Shqipërisë jeni misionarët e saj” tha ai.
Ne jemi në një mision të ri, në një mision të madh. Foltorja e juaj, është shndërruar në uraganin e shpresave të shqiptarëve. Kurrë ndonjëherë në 30 vite si këtë kohë nuk ka vërshuar një gëzim optimizëm dhe shpresë e madhe në ytetet fhe fshatrat e shqipërisë nga 91 e deri tani. Atëherë uragani i shpresës u përball me diktaturën dhe e përmbysi, këtë uragani i shpresës do të përballet dhëmb për dhëmb me narkoshtetin, diktaturën e narkoshtetit dhe do ta përmbysë atë. Do ta ringrejë edhe njëherë Shqipërinë në këmbë. Foltorja pra është misioni i madh i dytë në 30 vitet e fundit, kurse ju, demokratë dhe demokratet e Kamzës dhe mbarë Shqipërisë jeni misionarët e saj të sigurtë në fitoren e ardhshme të PD. Ne qëndrojmë mfuqishëm prapa një kauzë e cila është kauza themelore e lirisë, është kauza e lirisë, e qytetarit që do të jetojë me nder dhe dinjitet. Është kauza e qytetarëve që e kuptojnë dhe besojnë se pa plkuralizëm politik nuk ka liri, liria është shkretëtirë e vdeur.është kauza e burrave dhe gravbe që jetojnë me djersën e ballit të yre që jetojnë të lirë dhe që besojnë se Shqipërinë mund ta ngrenë në lartësinë e ëndrrave të tyre por si njerëz të lirë, me dinjitet, si shoqëri sovrane e cila lufton për liritë e individit, për familjen dhe shenjtrëinë e saj, vendin dhe interesin kombëtar, për pronën dhe të gjitha të drejtat e njeriut. Misioni juaj është rikthimi i PD në vlerat konsveratore”, u shpreh Berisha.