Berisha SFIDON SHBA, “Foltorja” zhvendoset” në AMERIKË! Si do shkojë ish-kryeministri në New Jersey?

Sali Berisha sfidon hapur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ka njoftuar se në datën 5 Dhjetor do të zhvillohet Foltorja me demokratët shqiptarë që jetojnë në SHBA.
Në postimin e publikuar vetë nga Berisha, ish-kryeministri fton të gjithë demokratët që jetojnë në New Jersey, New York, Pennsylvania, Connecticut dhe shtete të tjera që t’i bahskohen në “Marriott Hotel”, në Neë Jersey.
Kujtojmë se Sali Berisha është shpallur “non grata” nga DASH dhe nuk mund të udhëtojë drejt SHBA, ndaj mendohet se kjo”Foltore” do të zhvillohet përmes aplikacionit “Zoom”.
