Berisha shpalli datën, Bujar Nishani tregon shifrat: Janë mbledhur mbi 70% të firmave të delegatëve të Kuvendit të PD

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka treguar se në të gjithë Shqipërinë janë mbledhur mbi 70% të firmave të delegatëve të Kuvendit Kombëtar, i cili pritet të mblidhet në 11 dhjetor, siç paralajmëroi ish-kryeministri Sali Berisha nga Foltoirja në Lezhë.
Nishani foli edhe për përplasjen në PD, ku u shpreh se kjo parti ndodhet në një situatë kritike dhe se në 8 vite ka treguar se është e pa aftë të rrëzojë qeverinë “Rama”.
Fevziu: Sa përqind është mbledhja e firmave deri më tani?
Nishani: Në dijeninë time është mbi 70% në rang kombëtar të delegatëve të kuvendi dhe ajo varion nga 55-56% në disa degë të caktuar deri në 98% në degë të tjera. Problemi më i madh është shqetësimi në situatën ku ndodhet PD, ajo sot është e pafuqishme për tu siguruar një opozitë reale në vend. Në bindjen time kjo është në shërbim të sistemit politik në vend. Një gjë do tu them nuk mund të flas për përgjegjësinë e askujt për qeverisjen, por secili prej nesh ka një keqardhje të madhe që 90% të madhe duan të ikin nga vendi. Por, PD dhe Lulzim Basha ka një përgjegjësi të madhe që nuk mund ta rrëzojnë këtë qeverisje