Braçe kundër Shoqatës të Bareve: Le të goditën, kokëboshët shqiptarë…!

Pasaporta e Vaksinimit dhe detyrimi që mund të vendoset për baret dhe restorantet ka qenë objekti i debatit në mbledhjen e komisionit të Ekonomisë. Ministrja Manastirliu deklaori se është opsion i hapur kushti për “green pass” për të qenë klientë në lokale dhe restorante, por kjo u kontestua nga shoqatat e Bareve dhe lokaleve.
Sot në mbledhjen e komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe ka qenë tepër i ashpër lidhur me procesin e vaksinimit në Shqipëri, ku tha se pasaporta e vaksinimit duhet të vendoset dhe se nuk mund të mbetet peng shëndeti publik, pse del shoqata e bareve se do goditet nëse vendoset kusht vaksina për të hyrë në lokale.
“2.7 mld lekë për vaksinimin, a e mbulojmë të gjithë planin që kemi për imunizimin përmes vaksinimit? Si do e bëjmë të mundur që të bëhet efektiv plani dhe parave që po përdorim? Se ti blejmë vaksinat e i ti mbajmë në frigoriferë siç po bëjmë? Procesi i vaksinimit do kurajo, s’mund të vërë para një shoqatë baresh e restorante shëndetin publik se do goditen. Po le të goditen, e vetmja gjë që i kërkohet qytetarëve është të bëjë vaksinën, për të hyrë në shkollë, në bare, po kokëboshët shqiptarë nuk duan”, tha Braçe