“Çfarë ka ndodhur?”/ Groposi 8-vjeçarin dhe nisi të pinte raki, si reagoi Klodian Çalamani kur policia i shkoi në shtëpi

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja në Fier e 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga fqinji i tij 38-vjeçar, Klodian Çalameni.
Pas krimit makabër, autori është shtirur sikur nuk dinte asgjë, ndërsa ka bërë sikur është I shqetësuar për ngjarjen tronditëse.
Siç Gazeta SHQIP ka raportuar edhe më herët, vrasësi e ka futur në kurth të miturin me një biçikletë, duke shfrytëzuar kështu pasionin e të voglit.
I mituri ishte parë nga fqinjët duke bërë xhiro me një biçikletë të kuqe, dhe kur policia ka pyetur se kush e posedon biçikletën, ata kanë shkuar në shtëpinë e vrasësit. Sipas gazetarës Anila Hoxha, Çalamani fillimisht ka bërë rolin e të paditurit, ndërkohë që ishte duke pirë raki kur policia mbërriti në shtëpinë e tij..
Ai u ka thënë policëve, ‘pse çfarë ka ndodhur me Mateon’, ndërkohë që më pas u zbulua se ai e kishte varrosur të voglin në një cep të oborrit të tij, 15 metra larg shtëpisë së vogëlushit.
Sipas raportimeve, policia ka pamjet e momenteve të fundit të Mateos./Gazeta SHQIP