Dalin FOTOT/ Masakra në Kosovë, kush janë dy nxënësit që u vranë me automatik

Mediat kosovare kanë publikuar fotot e Ledion Hamzajt dhe Gentianat Mustafaj, dy nxënësit që humbën jetën pas sulmit me armë ndaj autobusit në Gllogjan të Kosovës.
Pak orë më parë, u qëllua me armë drejt një autobusi me nxënës në Kosovë, ku për pasojë mbetën të vdekur 3 persona, shoferi dhe dy nxënës.
Gjithashtu, raportohet se dy nxënës të tjerë janë plagosur, një prej të cilëve ndodhet në gjendje kome në spital. Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta
VIKTIMAT:
Shoferi:
Gani Gjokaj
Nxënësit:
Ledion Hamzaj
Gentiana Mustafaj