Del FOTO! Ky është Armando Dumani, që u ekzekutua me shokun e tij Erigers Mihasi në Audi A7

Në foton e mëposhtme është Armando Dumani, 26-vjeçari që mbeti i vdekur mbrëmjen e djeshme në Astir, bashkë me shokun e tij Erigers Mihasi.

Dumani dhe Mihasi, u qëlluan brenda një Audi luksoz, teksa ishin duke pritur në semafor. Dy viktimat ishin emra të njohur për drejtësinë shqiptare. Dumani ishte akuzuar për vjedhjen e një banke, ndërsa Mihasi ishte akuzuar për grabitjen e shtëpisë së prindërve të Elton Çiços.

Deri më tani bëhet me dije se në atentat kanë marrë pjesë 3 persona ose më shumë. Ndërkohë, një automjet është përdorur për të larguar autorët nga vendi ku u dogj makina.

Makina e autorëve rezulton e vjedhur në Greqi, ndërsa targat janë vjedhur në Tiranë. Policia ka shoqëruar 15 persona, të cilët mund të kenë informacione mbi ngjarjen.

Del FOTO! Ky është Armando Dumani, që u ekzekutua me shokun e tij

Back to top button
LAJMET E FUNDIT