Detaje nga vrasja në “Astir”, targat e makinës së autorëve ishin vjedhur në korrik në Tiranë

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vrasjen e Erigers Mihasi dhe Armando Dumani mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë.

Sipas informacioneve të deritanishme bëhet me dije se targat e mjetit “Toyota” që u përdor në atentatin mafioz, janë denoncuar të vjedhura në kryeqytet më 2 korrik të këtij viti.

Autoritetet policore që prej mbrëmjes së djeshme, kur edhe ka ndodhur vrajsa nën drejtimin e Prokurorisë janë duke punuar për grumbullimin e provave, të cilat pritet të çojnë në kapjen e autorëve.
Nga ana tjetër është mësuar se dy të ekzekutuarit Erigers Mihasi dhe Armando Dumani ishin persona me precedent penal.

Mihasi është i dyshuar për disa vepra kriminale në vendin tonë, ndërsa Dumani ka qenë pjesë e një grupi grabitësish bankash.
Mihasi dhe Armando Dumani janë qëlluar me breshëri plumbash brenda “Audit” luksoz me të cilin po udhëtonin, duke humbur jetën në vend. Pas kryerjes së atentatit, autorët e krimit janë larguar me një automjet nga vendi i ngjarjes në drejtim të Thumanës, teksa aty kanë djegur dhe makinën./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT