“Do bëhesh milioner”, mashtrimet e “Call Center-ave”! Merret në pyetje një “BIZNESMEN” i rëndësishëm në Tiranë?

Gazetarët e njohur të kronikës Xhevair Zhabina dhe Eni Ferhati kanë qenë të ftuar ditën e sotme në emisionin “Zona Zero” në Top News.
Ata kanë folur për hetimin që po bën SPAK 13 kompani “Call Center-ash” në Shqipëri pasi dyshohet se përgjatë një periudhe 2-vjeçare kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash përmes mashtrimit nga shtetas të ndryshëm të Bashkimit Europian.
Gazetari Eni Ferhati tha se është marrë në pyetje një biznesmen shumë i rëndësishëm në Tiranë për tu pyetur në lidhje me këtë ngjarje, por nuk e ka zbuluar identitetin e tij.
Ferhati: Shtetas Qipriot dhe Izraelit sjellin pajisje që i vendosin në Shqipëri dhe mashtrojnë në bursa dhe në kriptovaluta. Është marrë në pyetje një biznesmen shumë i rëndësishëm në Tiranë, edentitetin e cilit nuk po e bëj të ditur. Kjo veprimtari ka rreth 4 vite që ka hyrë në vendin tonë dhe ka shkaktuar mashtrime rret 500 mijë euro në një ditë.
Xhevair Zhabina: Mashtrimi është bërë në Shqipëri pasi janë gjetur adresat dhe të dhënat të çojnë me adresa në vendin tonë./Gazeta Shqip