“Do i hapni vrimën më lart apo më poshtë Llogarasë?/ Braçe ironizon Bashën për PPP: Flet për nevoja pushteti

Dje, Lulzim Basha, nga foltorja e Kuvendit tha se qeveria Rama do të shpenzojë 113 mln euro për PPP në vitin 2022, dhe se këto para do të shkojnë vetëm për 5 oligarkë.

Ndërsa sot, iu kundërpërgjigj Erion Braçe duke i thënë se qeveria ende paguan 100 mln euro për koncesione të bëra nga qeveria paraardhëse.

“Udhëheqësi juaj vjen këtu dhe flet për nevoja pushteti, për marrëveshje dhe rregulla që të çojnë tek pushteti. I përgjigjet ky i yni për të krijuar dialog.

Për investimet do paguajnë 1.1 ose 1.2 mld dollarë, por çvlerë ka kur shajmë punën njëri-tjetrit.

Ça do i bënit më shumë ju Llogarasë, do ia hapni më poshtë apo më lartë vrimën. Çfarë do i bëni internetit 5G. Ne dhe ju nuk do i bëjmë dot ndryshe. Të vijmë tek PPP, çdo i bëni ndryshe. Dëgjova një debat për 113 mln dollarë. Paguajmë 100 mln dollar për kontraktorët tuaj. A ja vlen ta shajmë njëri-tjetrin për këtë” – tha Braçe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT