Doris Pack thirrje Bashës: Respekto statutin! Përmbahu nga çdo ndërhyrje e pakuptimtë dhe e dëmshme

Vendimi i kryedemokratit Lulzim Basha për zgjedhje të reja në Forumin Demokratik të Gruas ka ngjallur reagime të shumta.

Pas kryetares aktuale të LDG-së, Albana Vokshit, e cila akuzonte Bashën se kishte marrë një vendimarbitrar dhe uzurpues, ka reaguar edhe Presidentja e Grave të Partisë Popullore Europiane, Doris Pack.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ajo i bën thirrje Bashës që të respektojë statutin e Lidhjes së Grave të PD-së dhe të përmbahet nga çdo ndërhyrje e pakuptimtë dhe e dëmshme.

“Si Kryetare e Gruas së PPE-së i bëj thirrje kreut të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, të respektojë statutin e Lidhjes së Grave të PD-së dhe të përmbahet nga çdo ndërhyrje e pakuptimtë dhe e dëmshme”, shkruan Doris Pack në Twitter.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT