E bija feston ditëlindjen e 10-të, Aurela Gaçe dedikim të ndjerë: Jeta mori tjetër kuptim, kur mësova se brenda meje po rritej një zemër e vogël

Grace, vajza e këngëtares shumë të dashur për publikun Aurela Gaçe, ka festuar dje 10 vjetorin e lindjes. Vetë Aurela ka publikuar disa pamje nga festa e organizuar për të bijën, dhe e quan veten “të bekuar” me Gracen.
“10 vjet me ty Grace im, bekimi i parë i dy familjeve
Nuk po shkruaj gjithe çfare ndjen zemra ime si nënë, ndjesitë e cuditeshme qysh kur mësova se brenda meje rritej një zemër e vogël , momentin kur e mora në krahë për herē te pare, se do tē duhej te shkruaja shume gjatë, por ka 10 vjet që jeta ime mori kuptimin më të bukur ,më me vlerë.
10 vite ,e bekuar me Grace ( Hirin e Perëndisë)
Mbrëmë ,ajo festoi mes shoqeve e shokëve te klasës, e sigurisht me shoqet që janë rritur bashkë ne lagje, me familjet bashkë, e uroj me zemër që gjithë fëmijet të jenë te bekuar e rrethuar me dashuri.
Përgjigjia e çdo hapi në jetë, dashuria”, shkruan Aurela dhe ndan pamjet e mëposhtme.