E FUNDIT/ Ish deputetit të PD i zunë pritë pranë shtëpisë! Pamjet nga vendi ku u qëllua (Foto)

Ish-deputeti i Partisë Demokristiane dhe ish-kryetari i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka 64 vjeç, mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës.
Ndaj tij u hap zjarr nga një armë pistoletë me silenciator, sapo Ujka kishte dalë nga shtëpia e tij në lagjen “Vasil Shanto”.
64-vjeçari ka marrë një plumb në shtyllën kurrizore dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Pashko Ujka ka qenë deputet i Partisë Demokristiane në Kuvendin e Shqipërisë në legjislaturën 2005-2009, i zgjedhur në Shkodër.
Ndërsa nga viti 2011 e deri në 2015, ai ka qenë kryetar i Komunës së Velipojës. Ujka ka qenë i kërcënuar edhe me hërët, pasi në drejtim të banesës së tij është qëlluar me armë zjarri. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar.