E paditi Ilir Meta, SPAK kërkon pushim të çështjes për Dvoranin: Nuk ka vepër penale!

Prokuroria e Posaçme kërkon pushim të çështjes ndaj ish-drejtuesit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Argumenti i SPAK për pushimin e çështjes është fakti që nuk ka vepër penale.

Padia ishte dorëzuar nga presidenti Ilir Meta. Ai e akuzonte për disa shkelje gjatë procesit të verifikimit për kandidatët për Gjykatën Kushtetuese.

Mësohet se seanca në Gjykatën e Posaçme është parashikuar të mbahet nesër në orën 9:00.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT