E quajti Dakon, “Xhuxhi 339”! Shkarkohet nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, djali i Spartak Brahos

Është shkarkuar nga detyra e nënkryetarit të Bashkise Durrës, Arbri Braho (djali i Spartak Brahos).

Dy ditë më parë Braho ka lëshuar një lumë akuzash ndaj ish-kryetarit Vangjush Dako.

Ai e quajti kryetar të hajdutëve dhe se e gjithë bashkia Durrësit punon për të mbajtur në pushtet atë dhe bandën që janë pas tij.

Braho e quajti Dakon, ‘xhuxhi 339’ dhe e akuzon atë për vjedhje fondesh publike.

Në mesazhin e publikuar, ai tha se Dako ka në plan të marrë edhe paratë e hidrovorit.

Sot, Braho është shkarkuarnga kryetara e Durrësit në detyrë, Emirjana Sako.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT