“Familja ime humbi 12 anëtarë”, Xheladin Ahmeti: Autobusët as për në lagje nuk duhet të licencohen

Kjo ditë e martë ka nisur me një lajm të trishtë, pasi 45 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të ëndë të ndodhur në Bullgari.

Në autobusin nga Maqedonia e Veriut po udhëtonin 52 persona dhe ishin duke u kthyer nga një ekskursion në Turqi. Shtatë pasagjerë kanë arritur që të dalin nga mjeti dhe të shpëtonin.

Lidhur me këtë ngjarje tragjike ka reaguar për “Shqipëria Live” një i afërm i viktimave, Xheladin Ahmeti, i cili tha se ka humbur 12 familjarë.

Tragjedia me 45 viktima! “Familja ime humbi 12 anëtarë”/

“Familja ime humbi 12 anëtarë, jam i tronditur. Biseda e fundit me ta ka qenë 30 minuta para se të ndodhte aksidenti dhe thonin se çdo gjë është mirë. Unë e mora vesh lajmin në 6 të mëngjesit. Kam do shokë në Bullgari dhe thanë se nga 4 autobusë 1 ka marrë flakë. Pastaj morëm vesh se çfarë ka ndodhur. Një i afërm që ka mbijetuar ka humbur 4 fëmijë dhe të shoqen. Është e vështirë t’u tregosh çfarë ka ndodhur”, tha Ahmeti.

Ky i fundit u shpreh se nuk ka folur dot me personat që kanë mbijetuar nga ky aksident tragjik, por me familjarët e tyre. Sipas tij, kjo është një tragjedi dhe nuk është e para që ka ndodhur.

“Te ne nuk funksionon ligji. Të shikoni çfarë autobusësh janë, as për në lagje nuk duhet të licencohen. As kondicioneri nuk funksiononte, janë të vjetër”, tha Ahmeti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT