Fati i 18 milion eurove të “Rezart Taçit”/ Shqipëri-Itali do ta zgjidhin me marrëveshje kush do t’i marrë

18 milion eurot e sekuestruara për llogari të SPAK do të qëndrojnë të bllokuara deri në momentin që Gjykata do të marrë një vendim. Nëse vërtetohet akuza e pastrimit të parave sasia e sekuestruar i kalon me marrëveshje te dy shteteve Italisë dhe Shqipërisë, që kanë hetuar në lidhje me këtë rast.
Ora shkruan se cili shtet do t’i marre 18 milion eurot e sekuestruara në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, nëse edhe Gjykatat vërtetojnë se janë si pasojë e aktivitetit kriminal.
Nëse edhe nga Gjykata do të vendoset se të pandehurit janë fajtor për akuzën e pastrimit të parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe kjo provohet, atëherë çështja se cili nga shtetet i përfiton paratë e sekuestruara zgjidhet me marrëveshje dypalëshe.
Sasia e eurove është sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme ne muajin gusht të këtij viti ndërsa biznesmeni i hidrokarbureve Rezart Taçi kishte dalë garant për pastrimin e tyre.
Në përgjimin e datës 6 tetor 2021 Taçi i thotë sipërmarrësit italian Francesco Zummo se paratë ja garantonte me asetet e tij dhe të mos kishte merak.
Pas hapjes se llogarisë më 18 qershor në Mal të Zi e në Tiranë transaksionin e kalimit nga llogaria e Zummo tek e Taçit do ta bënte financieri Fabio Petruzella .
Mësohet se ky i fundit ka ardhur tre herë në Shqipëri pas 18 qershorit dhe kishte prokurë nga Zummo për të kryer veprimet.
Por banka i kishte sekuestruar paratë për llogari të SPAK dhe nuk ia ka pranuar veprimin duke e gënjyer se paratë nuk kishin ardhur ende. Paratë ishin bllokuar në nga zyra qendrore e bankës pa kaluar në filialin ku dy të afërmit e Rezart Taçit kishin hapur llogarinë.