Fatos Klosi paralajmëron për Sali Berishën: Do dalë në rrugë, me molotov dhe…

Fatos Klosi kërkon që PD të reagojë pas paralajmërimit të ambasadores, Yuri Kim se SHBA nuk do të bashkëpunojë me selinë blu, nëse  drejtimim e merr Sali Berisha.

Nga emisioni “Zona Zero” në Top Newës, Klosi deklaroi se mesazhi i SHBA ishte i qartë, ndërsa u bëri thirrje demokratëve “ti thërrasin mendjes”.

“Ishte një rast shumë i veçantë deklarata e ambasadores së SHBA. Yuri Kim i dha një mesazh të qartë të gjithë atyre në PD: Ne nuk po bëjmë shaka. Sali Berisha nuk e mori parasysh ultimatumin e SHBA. Të tjerët në parti duhet ti thërrasin mendjes. Të mos hiqen si patriotë. Ne po tentojmë të futemi në botën e globalizuar.

Kjo është kundër frymës së shqiptarëve që duan të futen në BE. Lideri i botës po na e thotë qartë. Ky njeri nuk është i dëshiruar për ne. Ka ardhur një kohë e re.

Shpresoj që ka hyrë uji i SHBA në “mullirin e Bashës”. Ai e bëri një hap, duhet ta kishte bërë më përpara. Mbase duhej të ishte konsultuar, të mos e bënte natën (përjashtimin e Berishës)”, tha Fatos Klosi.

Klosi nuk e përjashton thirrjen e protestave nga Sali Berisha, por shpreson që populli të “jetë i lodhur me ish-kryeministrin.

“Do ta marr në rrugë pushtetin, thotë Berisha. Me molotov, me gjëra të tilla. Shpresoj që ky popull të jetë i lodhur”, theksoi ai./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT