“Firmat t’i ka mbledhur Aqif Rakipi”, Përgjigjet Berisha: Basha ka dalë nga “faza” që kur në seli hynë….

Sali Berisha tha sot se Edi Paloka ka propozuar një kompromis, që secila palë të caktojë një përfaqësues për të verifikuar firmat.
Berisha tha se e pranon propozimin në fjalë. Ai u pyet për akuzat e Bashës se për mbledhjen e firmave është ndihumuarnga Suel Çela, Aqif Rakipi dhe Tom Doshi. Berisha e kaloi pyetjen duke nënqeshur teksa tha:
“A jua merr mendja juve se e pranon Lulzim Basha? Futja e formularëve në seli e kanë ç’fazuar komplet. Por askush s’mund të lëvizë asnjë pikë të vetme të rendit të ditës të përcaktuar nga anëtarësia” – tha Berisha.