“Flet me një një dashuri të posaçme për Shqipërinë dhe shqiptarët”, Rama zbulon bisedën me Papa Françeskun

Kryeministri Edi Rama së bashku me familjen kanë vizituar Selinë e Shenjtë, ku janë takuar edhe me Papa Françeskun.

Rama thotë se Papa let për Shqipërinë dhe shqiptarët me një dashuri të posaçme, teksa shton se Ati i Shenjtë ruan të freskët kujtimin e vizitës së tij të parë jashtë Vatikanit në Shqipëri dhe shpreh mirënjohje për rolin e Shqipërisë si faktor paqeje në rajon.

“Papa Françesku flet për Shqipërinë dhe shqiptarët me një dashuri të posaçme, ruan të freskët kujtimin e vizitës së tij të parë jashtë Vatikanit në Shqipëri, shpreh mirënjohje për rolin e Shqipërisë si faktor paqeje në rajon, po edhe si një vend e një popull model solidariteti njerëzor, qysh me shpëtimin e hebrenjve e deri në ditët tona me mikpritjen për refugjatët afganë dhe përcjell bekimet e tij për të gjithë shqiptarët, duke përshëndetur gjithashtu bashkëpunimin më të ri mes Selisë së Shenjtë dhe Qeverisë Shqiptare, për krijimin e destinacionit të pelegrinazhit me përmendoren e me tempullin kushtuar Shenjtores Shqiptare, Nënë Tereza, në Tiranë”, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT