Flet vajza që ishte në makinë me dy viktimat para atentatit: “Erigersi më dërgoi si emoji një …”

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e Erigers Mihasit dhe Armand Duamanit mbrëmjen e së shtunës në Astir.

Sipas gazetares Anila Hoxha dy viktimat janë takuar bashkë mesditën e të shtunës dhe me ta ka qenë një vajzë.

Kjo vajzë, e afërme e Mihasit ka hipur në makinë rreth orës 16:36 dhe rreth orës 19:00 ka zbritur pranë Komunës së Parisit në Tiranë. Ajo ka treguar para policisë me dy djemtë ata vetëm kishin shëtitur me makinë.

“Në orën 19:25 të asaj mbrëmje, Erigersi më dërgoi si emoji një trendafil,” ka thënë ajo.

Vajza ka treguar se asnjëri prej viktimave nuk ishte i shqetësuar dhe se nuk kishin vënë re asgjë të dyshimtë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT