Foltorja e Lushnjes! Berisha për Fatos Tushen: 200 mijë eurot e tij nuk janë veçse kafe mëngjesi të ministrave

Lushnje- Ish-Kryeministri Sali Berisha po mban pasditen e sotme Foltoren e radhës në qytetin e Lushnjes, ku ka komentuar arrestimin e ish-kryetarit të Bashkisë së këtij qyteti, Fatos Tushe i arrestuar nga SPAK për korrupsion.
Berisha e përshëndeti arrestimin e ish-kryetarit, por ai shtoi se vjedhja e tenderit 200 mijë euro për të cilën u arrestua Tushe nuk është asgjë krahasuar me vjedjet që bëjnë ministrat sipas Berishës.
“Këtu e dënuan dhe mirë ia bënë kryebashkiakut për një tender 200 mijë euro. Por me atë që vjedhim ministrat ju jap fjalën e nderit se nuk janë asgje se vetëm kafe e mëngjesit. Unë nuk dua ti dal zot atij por vjedhjet e tyre nuk kanë fund. Tani na del muzeu sekret i ndrikull piramidës. Na qenka në Bërzhitë një muze 6 milionë euro për ushtrinë. Pra një garë e çmendur sesi të vjedhim“, tha Berisha.