(FOTO) Gazment Bardhi fotografohet në restorantet e shtrenjta të Milanos

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është fotografuar në një prej lokale më të shtrenjta të Milanos, ku duket se ka udhëtuar këtë të premte, nisur nga fakti që mungoi gjatë punimeve në komisionet parlamentare.

Në disa foto që qarkullojnë në rrjetet sociale, numri dy i partisë demokratike shfaqet në shoqërinë e disa personave të tjerë në kryeqendrën veriore italiane.

Bashkë me Gazment Bardhin, në fotot e publikuara në internet ndodhet edhe deputeti i Lushnjes, Saimir Korreshi.

Nuk dihet arsye e vizitës së Bardhit dhe Korreshit në Itali, ndërsa zyrtarisht nga PD nuk ka ndonjë njoftim.

(FOTO) Gazment Bardhi fotografohet në restorantet e shtrenjta të

(FOTO) Gazment Bardhi fotografohet në restorantet e shtrenjta të

Back to top button
LAJMET E FUNDIT