FOTO/ Sërish skandal në BBC, media britanike e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë

Angli- BBC sërish bën një gabim për Ballkanin Perëndimor.

Në një hartë të publikuar në televizionin britanik nuk ekziston kufiri mes Kosovës e Serbisë.

Harta është publikuar në një lajm rreth krizës me emigrantë në Bjellorusi, ku Kosova paraqitet si pjesë e territorit të Serbisë.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe një herë më parë ne qershor ku BBC e kishte paraqitur Kosovën si pjesë e Serbisë në një hartë ku tregohej rrjedha e lumit Danum në territorin e Evropës.

Kujtojmë se Britania e Madhe është njëra ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ndër përkrahëset më të mëdha të saj që nga përfundimi i luftës./Gazeta Shqip

FOTO/ Sërish skandal në BBC, media britanike e paraqet Kosovën si

Back to top button
LAJMET E FUNDIT