FOTOT: Nga Di Caprio, tek Trudeau e Benett i Izraelit, Rama tregon kë takoi në Skoci

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në samitin e liderëve botërorë për ndryshimet klimatike.

Ai ka postuar disa foto nga takimet me lidera të ndryshëm, ku mbi të gjitha bie në sy takimi me Leonardo Di Caprion, aktorin e njohur që është kthyer në një aktivist të vendosur për mbrojtjen e natyrës.

Në foto, duket se kreu i qeverisë është takuar edhe me ish-kryeministren e Britanisë së Madhe Theresa May teksa ka qenë i shoqëruar nga ministrja e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro.

Po ashtu Rama ka pasur edhe një takim me kryeministrin kanadez Justin Trudeau, me atë të Izraelit etj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT