“Fqinjët ruanin gratë nga Çalamani”/ Gazetarja jep detaje nga ngjarja e Fierit: Kamerat e sigurisë kanë kapur biçikletën e rrëzuar dhe njollat e gjakut

Një ngjarje makabër është regjistruar ditën e djeshme në Fier, ku një 38-vjeçar ka rrëmbyer fëmijën e fqinjit, të cilin e ka vrarë dhe më pas e ka groposur në shtëpinë e tij.
Nga informacionet e dhëna nga policia, është bërë e ditur se pas kontrollit të ushtruar në bënesën e Klodian Çalamanit, është gjetur trupi i pajetë i të miturit.
Ka qenë nëna e tij që ka denoncuar zhdukje e fëmijës rreth orës 15.30 dhe trupi i pajetë është gjetur vetëm pak orë më vonë i mbuluar me baltë. Menjëherë është bërë i mundur arrestimi i autorit.
Ditën e sotme gazetarja e njohur, Fatmira Bajrami, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” ku dha disa detaje për këtë ngjarje që tronditi opinion publik.
“Banesa e autorit me atë të familjes së 8-vjeçarit janë rreth metra larg nga njëra-tjetra. Autori kishte shkuesi me familjen e 8-vjeçarit. Raportet mes dy familjeve kanë qenë të mira, e ndihmonin me bukë dhe me pjatë gjelle. Familja e të miturit e ndihmonte autorin”, tha Bajrami.
Kjo e fundit shtoi se edhe ditën e djeshme 8-vjeçari kishte shkuar që ti marrë bukën dhe më pas çdo gjë ka ndodhur brenda asaj kasolleje.
E pyetur nëse ka qenë agresiv me fëmijët, gazetarja tha se “jo”, por që të gjithë kishin kujdes ndaj tij.
“Klodiani është punësuar nga Bashkia në pastrim-gjelbërim por është larguar me dëshirë. Është ndihmuar me ndihmë ekonomike gjithashtu. Ndaj fëmijëve nuk ka qenë kurrë agresiv. Incident dhune nuk ka pasur, por banorët ruheshin prej tij, për shkak të problemeve. Fqinjët ruanin gratë nga Çalamani, ia kishin frikën. Njihej edhe si pijedashës. Bënin kujdes si fëmijët ashtu edhe të rriturit”, tha Bajrami.
Ndërsa duke folur për momentin kur fëmija është shpallur i zhdukur, gazetarja tha se Klodiani ka dalë me të gjithë banorët e tjerë për ta kërkuar të miturin.
“Ai ka shoqëruar familjarët e të miturit hap pas hapi. Sapo mamaja ka bërë denoncimin, policia ka shkuar në vendi i ngjarjes. Zbulimi i parë ka qenë nga kamerat e shtëpisë që kanë kapur çdo gjë. Kamerat kanë parë biçikletën e rrëzuar dhe njollat e gjakut”, tha gazetarja.
Sipas saj, ditën e djeshme Klodiani është paraqitur mjaft i qetë në çdo moment.
“Edhe në polici e ka pranuar krimin i qetë, duke thënë se Mateo më ofendoi dhe unë e qëllova”, përfundoi Bajrami.