Frrok Çupi: PD duhet të përjashtojë Berishën dhe familjen e tij

Analisti Frrok Çupi është shprehur mbrëmjen e sotme se detyra e Partisë Demokratike është përjashtimi i Sali Berishës dhe familjes së tij.
Ai tha në emisionin “Open” se PD është treguar e paaftë që ta largojë Berishën, por në Kuvednin e 18 Dhjetori do të ndodhë edhe përjashtimi i ish-kryeministrit.
“E gjitha që ndodh në PD dhe gjithçka do të ndodhë deri më datë 18 ka një arsye, përjashtimi i Berishës nga PD. Detyrë e PD është të ndahet prej këtij njeriu, që ka krijuar korrupsionin maksimal, ka goditur shtetin e demokracisë, ka hyrë në korrupsion familjar dhe ka kryer krime të tjera në vend. PD u tregua e paaftë për ti thënë zhduku prej trupit tonë. Asnjë prej PD nuk e ka familjen kriminale, pse të luftojnë për Sali Berishën? Asnjë prej tyre nuk është shpallur minus i PD dhe të gjithë këta janë të paaftë mendërisht dhe politikisht për ti thënë Berishës jashtë ty dhe familjes tënde”, tha Çupi.