FURTUNË në Vlorë, uji përmbyt rrugët kryesore dhe kryqëzimet! Prej dy ditësh Shqipëria është përfshirë nga moti i keq, çfarë na pret orët e ardhshme

Furtuna ka përfshirë qytetin e Vlorës, mbrëmjen sotme. Shtrëngatat e shiut dhe era e fortë kanë krijuar vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve, duke kufizuar pamjen për shoferët.

Nga reshjet niveli i ujit në rrugë është rritur duke dalë mbi trotuare.

Në pothuajse të gjithë kryqëzimet e qytetit janë krijuar radhë trafiku për shkak të kufizimit të lëvizjes.

Ndërkohë përkeqësimi i motit dhe deti me dallgë kanë sjellë pezullimin e lundrimit detar në qytet.

Mësohet se për shkak të këtyre kushteve të motit, lundrimi do të jetë i pezulluar deri në datën 30 nëntor.

Prej dy ditësh Shqipëria është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu dhe dëborë në juglindje dhe veri. Temperaturat kanë shënuar ulje të forta.

Por deri kur të do vazhdojë moti i keq?

Shirat do të vazhdojë edhe të hënën. Të martën vranësirat do të fillojnë që të largohen gradualisht nga territori jonë për t’ia lënë vendin nga e mërkura e në vazhdim një moti të kthjellët, por me temperatura të ulëta, tipike të stinës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT