“Grenell në Tiranë për të mbështetur Berishën”! Çupi: Askush nuk vjen pa 1 milionë dollarë

Analisti politik Frrok Çupi ka qenë ditën e sotme i ftuar në emsionin “Breaking” në Top News teksa ka komentuar zhvillimet e fundit në PD dhe Foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në fjalën e tij Çupi ka thënë se së fundimi kanë dalë fjalë se Richard Grenell do të vijënë Shqipëri dhe të rreshtohet krahë Berishës në foltoren e tij. Ndër të tjera Çupi shton se në këtë situatë askush nuk vjen pa 1 milionë dollarë.

“Është hapur një fjalë që ish-shefi i sigurisë i presidentit Trump, Richard Grenell ka ardhur në Tiranë dhe do të jetë në Foltoren e Berishën, në mbështetje të Berishës me avion privat. Si? Në ç’mënyrë? Të gjithë do të vinin për 1 milion dollarë, por pa 1 milion dollar nuk të vjen njeri. Kjo është një punë që kushton. “- tha Çupi.

Për më tepër ndiqni minutën 20 : 4 sekonda

Back to top button
LAJMET E FUNDIT