Historianët e Deçanit i kërkojnë Kurtit e Konjufcës ligj për zhvlerësimin e vendimeve të kohës së Millosheviqit

Lidhja e Historianëve të Kosovës, “Ali Hadri”- Dega në Deçan, edhe zyrtarisht i ka kërkuar sot, kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca miratimin e një ligji përmes së cilit do të hudheshin poshtë të gjitha vendimet diskriminuese që ka marrë Serbia në dëm të Kosovës gjatë viteve 1989-1999.

Përmes kësaj kërkese që mban firmën e kryetarit të historianëve të Deçanit, Shkodran Imeraj, i kërkohet Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës hartimi dhe miratimi i ligjit për t‘i shpallur të pavlefshme (null) të gjitha ligjet, vendimet dhe aktet nënliogjore që Serbia ka marrë për Kosovën nga marsi 1989, deri në qershor 1999.

Kërkesa drejtuar ekzekutivit dhe ligjvënësve kosovarë është konfirmuar nga kryetari i LHK-Dega në Deçan, Imeraj, përmes Facebook- ut.

Sipas tij, institucionet gjyqësore të Kosovës nuk duhet të sfidohen me ligjet e kohës se Millosheviqit.

Arsyeja për një kërkesë të tillë, sipas historianëve të Deçanit është vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas tyre, legalizoi një vendim nga koha e Millosheviqit, lidhur me pronat e Manastirit të Deçanit.

“Përveç rasti të Manastirit të Deçanit, i cili po pretendon që t’ i gllabërojë pronat dhe ndërmarrjeve ‘Apiko’ dhe “Iliria”, në rastin konkret kemi edhe Kishën Ortodokse në pronën e Universitetit të Prishtinës, proces i cili po vazhdon në organet tona të drejtësisë, rast i cili ka gjasa të përfundojë si rasti i pronave të Ndërmarrjet ‘Apiko’ dhe “Iliria”,”, thuhet ndër të tjerash në letrën e LHK- Dega Deçan drejtuar kryeministrit Kurti dhe kryeparlamentarit Konjufca.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT