HORROR në Fier/ Ja kush është MONSTRA që vrāu me lopatë dhe mbuloi me baltë 8 vjeçarin (Foto)

Fier- Ky është Klodian Çalamani, 38-vjeçari i akuzuār si autori i vrasjes së të miturit në fshatin Greçalli të Fierit.

Fëmija 8-vjeçar që u gjet i vrarë nga fqinji i tij mbrëmjen e sotme në Fier ishte nisur mëngjesin e kësaj të marte për në shkollë ashtu si çdo ditë tjetër dhe nuk ishte kthyer si zakonisht. Kur ora ka shkuar 15:30 e ëma ka nisur të shqetësohet dhe ka bërë njoftim në polici për zhdukjen e djalit të saj.

Pasi e ka rrëmbyer, Klodian Çalamani e ka vrarë 8-vjeçarin me lopatë dhe më pas e ka mbuluar me baltë në oborrin e banesës së tij.   Banorët e zonës janë të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë. Njëri prej tyre tregon se autori jetonte në një godinë që më shumë se si banesë ngjante me një kasolle.

Horror në Fier/ Ja kush është MONSTRA që vrau me lopatë

(Klodian Çalamani foto e marrë nga shqiptarja.com)

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT