I dërguari i SHBA bën paralajmërimin e BUJSHËM: Jo vetëm “NON-GRATA”, sanksione edhe KOMPANIVE që mbështesin politikanët e korruptuar në rajon

I dërguari special i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar nuk e diskuton shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha, madje bën paralajmërim të fortë për politikanët e korruptuar në Rajon.
Eskobar theksoi se do të ndëshkohen me ‘non-grata’ dhe sanksione ekonomike jo vetëm liderët e individët, por edhe kompanitë që i mbështesin.
“Sanksionet zbatohen për individë dhe politikanë që duhet të jenë personalisht të përgjegjshëm. Ne i kemi këto akte të gatshme në tavolinë të shoqëruara me mjete, sanksione ekonomike që mund të vendosen kundër liderëve, por edhe ndaj atyre kompanive që i mbështesin ata”, deklaroi Escobar.
Lidhur me nismën “Ballkani i Hapur” ai tha:
“Unë e kuptoj hezitimin për Ballkanin e Hapur. Shtetet e Bashkuara mbështesin të gjitha nismat që integrojnë ekonomikisht rajonin, përfshirë Ballkanin e Hapur, iniciative qe aktualisht përfshin Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Shqipërinë. Njerëzit e biznesit, të rinjtë, ekonomitë po zhvillohen dhe autoritetet boshnjake duhet të kuptojnë se ky është një shans dhe ata duhet të shkojnë në atë drejtim.
Ne e shohim Ballkanin e Hapur si një shans dhe do të sigurojmë që kjo iniciative të jetë efektive jo për përfitime politike, por për të ngritur rajonin në nivelin e standardeve evropiane”.
Escobar ka vijuar vizitën në Malin e Zi ku vazhdon përshkallëzimi i krizës qeveritare dhe mosmarrëveshjet në radhët e shumicës dhe po shtohen zërat për krijimin e një qeverie teknike, e cila do të përgatiste zgjedhjet e parakohshme parlamentare.