“I thashë Berishës, ik se do të na marrësh në qafë”/ Kadilli: Ai do një strehim politik për t’u mbrojtur

Ish-kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli tha se sot partia është e përçarë. Në studion e “ABC LIVE” në emisionin e sotëm ishte në fokus debati brenda PD-së pas ndarjes së thellë mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

“Të gjithë duhet të mbajmë përgjegjësi për veprimet tona. I vetmi që e kam kërkuar kam qenë unë, i kam thënë duhet të ikësh zotëri, mos na marrësh të gjithëve në qafë. Berisha do një strehim politik për t’u mbrojtur.

Kësaj gjëje i bashkëngjitet një gjëje tjetër që e duan demokratët, një parti të hapur, të cilën Basha nuk e garanton, pasi e ka kthyer personale. PD sot është e ndarë, e përçarë. Berisha nuk duhet të kthehet në krye të kësaj partie” tha ai.

Ish-drejtuesi i PD-së Gjirokastër dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko duke komentuar bashkimin e kreut të FRPD-së me Berishën, tha se Belind Këlliçi i ktheu “haraçin” ish-kryeministrit.

“Belindi duhet t’i çonte haraçin Berishës se e mbështeti për zgjedhjen në krye të FRPD-së. Nëse Berisha do të vetëshpallet kryetar, e sigurt PD ndahet në dy pjesë.

Kushdo që të ketë më shumë apo më pak, dëmi i është bërë PD-së. Unë mendoj se zgjidhja më e mirë do të ishte ndarja në dy parti, më mirë konflikti jashtë sesa brenda. Mund të bëhen koalicioni para dhe pas zgjedhore më pas” tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT