“Ishte i kujdesshëm, kontrollonte deri 4 makina pas”/ Flet shoku i Erigers Mihasit, i ekzekutuari në Astir

Një nga miqtë e Erigers Mihasit, 32-vjeçarit që u ekzekutua në një atentat mafioz të Astiri, mbrëmjen e së shtunës, ka folur lidhur me ngjarjen.

BW ka siguruar deklaratën e bërë nga shoku i viktimës A.H. për policinë. Ai ka treguar se 32-vjeçari ishte i kujdesshëm kur lëvizte dhe nuk ulej prej disa muajsh në lokale.

“Erigersi ishte shumë i kujdesshëm kur lëvizte, kontrollonte deri me 4 makina mbrapa. Kishte disa muaj që nuk ulej në lokale, por kur dilte me ta lëvizte me makinë”, ka thënë shoku i viktimës.

Mihasi dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit ku humbi jetën dhe Armando Dumani. Për ngjarjen po hetohen anëtarët e “klanit Duka”. Mihasi ishte krahu i djathtë i Ervis Martinajt, ndërsa u vra kur kishte pak ditë që ishte kthyer nga jashtë shtetit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT