“Jo pension nën 20 mijë lek” / Luljeta Bozo: Nëse kemi shumë pensionistët poshtë këtij niveli, problem serioz

Deputetja socialiste, Luljeta Bozo thotë se në Shqipëri nuk duhet të ketë asnjë pension nën 20 mijë lek në muaj.

“Fatkeqësi e madhe që të kemi gjithë këta pensionistë që kanë ndërtuar këtë vend dhe mendoj që janë disa masa që nuk kërkojnë shpenzime të mëdha që përmirësojnë jetën e pensionistit. Ne duhet të dimë sa është numri i pensionistëve që marrin më pak se 20 mijë lek në muaj. Nëse ky numër është shumë i madh, atëherë ky është një problem serioz”, tha ajo në një intervistë me emisionin Zona Zero në Top News.

Megjithatë, Bozo lëvdoi politikat e qeverisë në këtë fushë, duke vlerësuar më shumë reformën e pensioneve në vitin 2015.

“Reforma e pensioneve e 2015-s ishte një reformë e mirë, sepse hoqi tavanin e pensionit jo më shumë se dyfishi i pensionit minimal dhe pensioni minimal ishte 11 mijë lek. Sot pensionistët paguhen sipas kontributeve që kanë dhënë”, tha ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT