“Ka 2-3 ministra me dosje”/ Thirrja e juristes: SPAK të godasë egërsisht, Sali Berisha duhet të…

TIRANË – Brizida Gjikondi kërkon që SPAK të veprojë ndaj Sali Berishës sa më parë, në mënyrë që të çlirohet edhe PD-ja.

Nga studio e emiosionit” Breaking” në Top News, Gjikondi u shpreh se pret që SPAK të “godasë egërsisht djathtas dhe majtas”.

“Unë pres që SPAK të godasë egërsisht, si majtas, si djathtas. Shpresoj që SPAK t’i japë fund kësaj nisme të Sali Berishës për të marrë PD-në. Ka shumë kusure ndaj këtij vendi. SPAK duhet të veprojë ndaj Berishës dhe ministrave të majtë”, tha Gjikondi.

Nga ana tjetër, gazetari Basir Çollaku foli edhe për 2-3 ministra me dosje, ndërsa i bëri thirrje SPAK-ut të veprojë.

“Të gjithë e dimë se janë 2-3 ministra me dosje. Ka akoma një ngërç në drejtësi. Politika e vjetër po dominon. SPAK duhet të veprojë”, tha Çollaku nëTop News/Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT