“Keni raport fiziologjik me plehrat dhe shëmtinë”/ Rama ironi me PD: Ne nga ju ndahemi si civilizime

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar me Partinë Demokratike ditën e sotme në seancën parlamentare teksa fliste për Projektbuxhetin 2022.

Kreu i qeverisë akuzoi opozitën se e la vendin të mbushur me plehra dhe kushtet spitalore si mos më keq.

“Raporti juaj me plehrat e me shëmtinë është raport fiziologjik. Por vazhdojmë me interesat për shqiptarët se nuk do merremi me këto. Ju i latë spitalet me objekte të kohës së dashurisë shqiptaro-kineze.

E latë Shqipërinë me 15 mijë infeksione post-operatore, për shkak të mungesës së sterilizimit. Ishin njerëzit me dializë lëviznin nga një qytet në tjetrin. Plehrat i lini rrugëve, instrumentat mjekësore i ktheni tek ndryshku.

Është çështje civilizimi. S’ndahemi si parti këtu, ndahemi si civilizime. Doni s’doni ju, check-up-i do të qëndrojë, për të gjithë ata qindra mijëra njerëz pa lekë. Në vend që t’i bënin si analizat në kohën tuaj me 90 mijë lekë,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT