“Këtu e ka varrosur, në mes të ferrave”, VIDEO brenda oborrit ku u gjet trupi i pajetë i Mateos

Në këtë cep të oborrit të shtëpisë së tij, 38-vjeçari Klodian Çalamani kishte groposur 8-vjeçarin Mateo Vasiu, të cilit i mori jetën në mënyrën më mizore. Krimi i rëndë ndodhi më 16 Nëntor në fshatin Grecalli të Fierit.

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus ka transmetuar mbrëmjen e së hënës pamjet nga oborri i shtëpisë së Çalamanit.

Kamera e emisionit ka hyrë në këtë zonë pas largimit të policisë. Dera e shtëpisë së 38-vjeçarit Çalamani ka qenë e hapur, pasi në atë moment aty hynë familjarët e 8-vjeçarit Mateo, të cilët nga sa u shprehën, po kërkonin për prova të tjera në vendngjarje.

Lexoni edhe:

Kjo është arsyeja pse ju duhet ta merrni seriozisht shfaqjen e kërpudhave në këmbë dhe thonjtë tuaj!
Sponosored by MonadPlug
Një banor i fshatit Grecalli ka treguar për gazetarin Spartak Koka se si e mësuan lajmin për herë të parë. Ai na tregoi edhe vendin se ku Çalamani e kishte groposur 8-vjeçarin pas krimit mizor.

Në një cep të oborrit të shtëpisë, 38-vjeçari Çalamani e kishte mbuluar trupin me dhe në mes të ferrave.

Të martën e 16 Nëntorit, Klodian Çalamani goditi me send të fortë në kokë 8-vjeçarin Mateo, pasi ky i fundit i kishte çuar bukë për të ngrënë. Më pas trupin e vogëlushit e groposi. Arsyet e këtij krimi të rëndë mbeten ende mister.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT