Kongresmenët e SHBA vijnë në Shqipëri, ambasadorja Yuri Kim paralajmëron takime të rëndësishme

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka pritur ditën e sotme në Tiranë 3 anëtarë të Kongresit të SHBA, Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake LaTurner.
Ajo ka paralajmëruar se nesër do të zhvillohen diskutime të rëndësishme me udhëheqësit shqiptarë.
“Kënaqësi e madhe të mirëpres anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake LaTurner në Tiranë për diskutime të rëndësishme me udhëheqësit shqiptarë. Na ndiqni nesër për më shumë detaje”, shkruan Kim.
Very pleased to welcome ?? Members of Congress @RepSlotkin @RepDavidValadao @RepLaTurner to Tirana for important discussions with ?? leaders. Stay tuned for more details tomorrow! pic.twitter.com/eHewz5ppXw
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) November 7, 2021