KQZ vendosi sot për Tom Doshin

Gjatë mbledhjes së sotme KQZ nuk ka marrë asnjë vendim në lidhje me Tom Doshin duke e mbyllur procedurën.

“Jemi përballë rastit që nuk përfshihet më në sferën e ligjit të dekriminalizimit. Nuk ka mandat deputeti e as ndonjë mundësi që ta fitojë atë”, tha Ilirjan Celibashi.

Pak ditë më parë sektori i Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme përfundoi verifikimet për Doshin (i shpallur “non grata” nga SHBA), që kandidoi për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit dhe sapo u mbyll procesi dha dorëheqjen.

Megjithatë rezultatet e këtyre verifikimeve iu dorëzuan KQZ-së, si organ kompetent, që duhet të shqyrtonte nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe të vlerësonte nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar në po këtij ligji.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT