Krimet mjedisore, policia intensifikon kontrollin në të gjithë vendin pas ultimatumit të Ramës

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp, teksa në fokos ka qenë masat e marra nga Policia e Shtetit, për parandalimin e krimeve mjedisore dhe vënien para përgjegjsisë ligjore të autorëve.
Sipas fjalës së Dervishaj është bërë me dije se nga sot e tutje, policia do të veprojë sipas një plani të hartuar me detyra konkrete për çdo strukturë.
“Nisur nga evidentimi i rasteve të shumta të veprave penale në fushën e krimeve mjedisore, si dhe në zbatim të porosisë së dhënë nga Kryeministri i vendit, për shtimin e masave me qëllim parandalimin e krimeve mjedisore, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të veçantë masash me detyra konkrete për çdo strukturë, me qëllim intensifikimin e punës së saj për parandalimin e tyre, shkëmbimin e informacionit, për rritjen e cilësisë së hetimit të veprave penale që lidhen me krimet mjedisore dhe bashkëpunimin me institucionin e Prokurorisë”, bëri me dije Dervishaj.
Ndër të tjera zv/drejtori Dervishaj janë përfshirë 213 autorë të veprave të ndryshme penale, nga të cilët 23 janë arrestuar në flagrancë, 184 janë proceduar në gjendje të lire dhe 6 janë shpallur në kërkim.
Shqetësuese mbeten ndërtimet pa leje, janë evidentuar 97 raste të tilla; prerja e paligjshme e pyjeve, janë evidentuar 55 raste dhe janë sekuestruar rreth 100 metër kub lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme. Po kështu shqetësuese janë edhe gërryerja e lumenjve, djegia e gomave dhe e mbeturinave, duke shkatuar ndotje të ajrit”, tha Dervishaj./Gazeta Shqip