Kush e ka radhën? Paralajmërimi: Të tjerë personazhe të botës së kri mit do të futen në regjimin “41 biss”

Ministri i drejtësisë Ulsi Manja paralajmëron se në regjimin 41 biss do të futen edhe të dënuar te tjerë.

Në një trajnim me OSBE mbi të drejtat e njeriut për policët e burgjeve që ushtrojnë detyrën në regjimin e posaçshëm, ministri shpreh se vetëm në nëntor janë 4 të dënuar me lidhje me kri min e organizuar që janë vendosur në “41 biss”, ndërsa me agjencitë ligj-zbatuese po vlerësohen rrezikshmëria e disa të dënuarve të tjerë.

Manja tha gjithashtu se regjimi i ashpër po funksionon për të ndërprerë komandimin e “ushtarëve” për të kryer kri me me urdhra nga burgu.

Aktualisht në regjimin 41 bis janë izoluar 8 të dënuar Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri, Redjan Rahja, Arbër Çekaj, Arbjon Aliko, Emiljano Shullazi, Endrit Qyqja dhe Genci Balla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT