Kush është biznesmeni që fajdexhinjtë i morën 600 mijë euro dhe djalin? Gazetari Hoxha: Ka interesa të frikshme

Gazetari Artan Hoxha ka folur sot për fenomenin e fajdeve që sipas tij po bën “kërdinë” në Shqipëri, në kushtet kur bankat kanë shtrënguar kreditë për bizneset.
I ftuar në studion e “ABC LIVE”, Hoxha tregoi rastin e një biznesmeni, fëmija i të cilit mori 10 mijë euro me fajde, por më pas sipërmarrësit arritën t’i zhvatnin 600 mijë euro dhe sot djalin nuk e di ku e ka.
“Aty ka interesa të frikshme, fëmija i një biznesmeni ka marrë 10 mijë euro dhe atij i kanë marrë 800 mijë euro dhe fëmijën nuk e di ku e ka.