LAJM I FUNDIT/ Bie zjarr në spitalin Covid në Tiranë, detajet e para

Një vatër zjarri është përhapur në mjediset e spitalit Covid 3 në Tiranë, i cili ndodhet në ish-repartin e kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Zjarri ka rënë në katin e parë të spitalit, ku fatmirësisht nuk ka patur pacientë të shtruar.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një rezistencë që mbanin në zyrë punonjësit.

Lajmi i mirë është se nuk ka asnjë të lënduar, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve./Gazeta SHQIP

LAJM I FUNDIT/ Bie zjarr në spitalin Covid në Tiranë, detajet e

Back to top button
LAJMET E FUNDIT