LAJM I FUNDIT/ Ja sa të infektuar në 24 orët e fundit dhe sa humbën jetën nga COVID

Janë kryer 3150 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 563 qytetarë, në këto bashki:

221 në Tiranë, 34 në Fier, 28 në Durrës, 26 në Berat, nga 23 qytetarë në Kamëz, Sarandë, nga 18 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, 16 në Shkodër, 13 në Elbasan, 12 në Lushnje, nga 11 qytetarë në Krujë, Korçë, 9 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Kurbin, Vorë, Divjakë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Kolonjë, Tepelenë, Këlcyrë, Mallakastër, Kavajë, nga 4 qytetarë në Pogradec, Patos, nga 3 qytetarë në Tropojë, Mirditë, Shijak, Himarë, Konispol, Devoll, Skrapar, Librazhd, nga 2 qytetarë në Maliq, Memaliaj, Libohovë, Delvinë, Roskovec, Dibër, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Pukë, Kukës, Selenicë, Dropull, Poliçan, Cerrik, Peqin.

Janë 7,894 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana të moshave 65-89 vjeç.

Janë shëruar 494 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 177,713 që nga fillimi i epidemisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT