LAJM I FUNDIT/ Tronditet Tirana, kërcet arma në zonën e Bllokut

Pas shpërthimit me tritol të një automjeti në zonën e Komunës së Parisit mbrëmjen e djeshme, kryeqyteti nuk ka gjetur qetësi as sonte.

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në zonën e ish-Bllokut.

Ngjarja ndodhi para lokalit “Bar Roma” pranë pallateve Agimi. Sipas informacioneve të para një person u qëllua në këmbë.

Ilir Shkurti është jashtë rrezikut për jetën dhe u transportua menjëherë tek Trauma.

Ende nuk dihen arsyet e konfliktit mes të rinjve.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhje e plotë të situatës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT