LAJMI FUNDIT/ Aksidentohet aktori i humorit, Gaz Paja (FOTO)

Aktori i njohur i “Portokallisë”, Gazment Paja është aksidentuar në rrugën e Kavajës në Tiranë. Ai ka qenë duke lëvizur me një motomjet në momentin që është përplasur.
Aktori ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, policia po punon për zbardhjen e plotë në ngjarjes.
Tiranë/ Informacion paraprak
Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Gazeta Shqip

